B19843
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast. Jani kishte ardhur si ndihmësi i arkeologut që kishte nisur ekspeditën dhe ishte rastësi fatlume për një njeri të dalluar veçanërisht si i shpërqendruar, që të kalonte i pari dhe me nxitim në drejtim të tempullit. Diçka i thoshte të ecte diku ndryshe prej atyre që kishte ndier një përbuzje të ndërsjellë. E ndiente se të gjithë e shikonin si një llafazan të bezdisshëm, një amator të cilit nuk i kishte takuar vërtet që të bëhej pjesë e këtij grupi kërkuesish. Ishte ditë e nxehtë korriku, por në ajrin e thatë të shkretëtirës trupi nuk i djersinte shumë. Jani u fut i vetëm në tempull me vrap dhe u mahnit nga gjendja e ndërtesës dhe nga shkrimet e shumta në mur. Ato që e lanë pothuajse pa frymë amatorin fatlum ishin papiruset me shënimet autentike të ruajtura me kujdes për shekuj të tërë. Në mure përsëriteshin simbolet e planetëve, që nga Dielli e deri te Saturni, dhe ato të katër elementeve të natyrës. “Gjeta një thesar!”, bërtiti dhe shtrëngoi grushtin i gëzuar. Dikur, tempulli kishte qenë përgjithësisht i bardhë dhe ndërkohë që shikonte i habitur muret, i ra përtokë një mollë e kuqe që mbante në xhepin e vogël të xhaketës. Në përpjekje për të kapur mollën, e cila ra pak shkallë më poshtë në anën e majtë të tempullit, gjeti hyrjen e një dhome të nëndheshme. U fut në atë dhomë ku ajri ishte shumë i rëndë dhe gjeti tre trupa.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase