Trendafilat e humbur-Martha Hall Kelly

Viti 1914:
Bota ka qenë kaq shpesh në zgrip të luftës, saqë shumë njujorkezë flasin për të si diçka të parëndësishme. Eliza Feridej është e lumtur që do të udhëtojë për në Shën Petërburg me shoqen e ngushtë, Sofia Streshnajvën, kushërirë e Romanovëve, por kur Austria i shpall luftë Serbisë dhe dinastia perandorake ruse nis të bjerë, Eliza kthehet menjëherë në Amerikë, ndërsa Sofia dhe familja e saj strehohen në pronën e tyre në fshat.
Në anën tjetër të Atlantikut, Eliza bën çmos për të ndihmuar familjet ruse të arratisura nga revolucioni. Kur nuk merr më letra nga Sofia, ajo i trembet më së keqes për shoqen e saj.
Nga rrugët e trazuara të Shën Petërburgut dhe pronat aristokrate, në sheshet e Parisit, ku jetojnë emigrantët rusë, dhe deri në vilat e Long Ajlëndit, jetët e Elizës, Sofisë dhe Varinkës do të ndërthuren në një kohë të errët historike.
REVIEW
“Jo vetëm një roman historik, por një këngë dashurie për të gjitha rrugët e miqësisë së vërtetë”.
– Lisa Wingate, autore bestseller e “Para se të ishim tuajt”
Të dhëna
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 518 |
ISBN | 9789928338785 |
Redaktori | Albana Kapxhiu, Bledar Çepele |
Viti i Botimit | 2023 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Sonila Sako |
Nuk u gjet asnjë koment