B23742
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 600 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Michel Foucault është një mendimtar e historian i pazakontë. Filozofia e tij e orientoi mendimin drejt arkeologjisë së shtresave të dijes dhe qëmtimit arkivor. Nën këtë dritë e zhbiron ai edhe tablonë Las Meninas, kryeveprën e Diego Velázquez. Në këtë pikturë, filozofi dallon një moment tranzitor, dhe risinë që shkaktoi artisti spanjoll në raportin realitet-pasqyrim, çka përbën dhe vlerën më thelbësore të pikturës që ekzistonte para tij. Në këtë ese, Fou cault kalon përmes Velásquezit për të marrë rrënjësisht në shqyrtim çështjen e riprezantimit, si karakteristikë tipike të pasqyrimit figurativ. Edhe pse duke anashkaluar disi historinë e artit, Foucault mbolli në mendimin perëndimor punën për ta zhbiruar thellë këtë koncept bazë: représentation. Efektet e saj prekin tashmë një sërë domenesh nga arti e teatri deri te politika e mjekësia. Veçanërisht kjo ese mbi Las Meninas, zbulon mënyrën e re të të kuptuarit të pikturës si imazh. Me engímën e tablosë së Vélasquezit, filozofi francez ndër toi një analizë madhore, me këtë tekst elegant e tepër të veçantë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase