B03093
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Romani flet për familjen Bekuidh, e cila njihej si familja më e lumtur në botë. Por, a është aq e lumtur sa thuhetë! Në këtë familje kryefamiljari ishte Robert Bekuidh, ndërsa gruaja e tij ishte Shilla Bekuidh, nëna e dy vajzave të tyre, Xhesika dhe Paula Bekuidh. Robert ishte njeri shumë i suksesshëm në punë dhe shumë i lumtur si baba e burrë. Natyra e punës së tij i mundësonte udhëtime të shpeshta dhe të largëta. Shkatërrimi i kësaj lumturie filloi dhjetë vjet më parë, gjatë një udhëtimi pune në Francë, ku Roberti u tregua shumë i dobët, duke tradhtuar kështu gruan e tij me një vajzë franceze, e cila quhej Nikollë Geren. Asgjë nuk u kuptua, deri në ditën kur ai mori një telefonatë, përmes së cilës iu komunikua vdekja e ish- të dashurës, e më pas për fëmijën e tyre, Zhan-Klodin, i cili deri tani ishte rritur me nënën e tij “të pavarur”. Që nga ai moment, jeta e Bobit dhe familjes së tij ndryshoi. Ai duhej t`i tregonte Shillës për atë që kishte ndodhur pak orë më parë, e që nuk mund t’i dilte nga koka. Dëshironte t`i tregonte, por frikësohej se mos gjithçka do të merrte fund. Në atë moment, kur Shilla e kuptoi, dukej sikur e gjithë bota u soll shpejt e për një sekondë u ndal. Nuk mund ta besonte. Por, reagimi i saj ishte i qetë dhe filloi të mendonte për fëmijën e vetmuar, i cili qëndronte një oqean larg tyre. Me një diplomaci të lartë, ajo u shpreh se do të dëshironte që Zhan-Klodi të vinte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të qëndronte me ata për një kohë, të paktën derisa të gjenin ndonjë zgjidhje tjetër.Po ashtu, vendosën që vajzat e tyre të mos kuptonin se çfarë kishte ngjarë. E vështirë është të mbash një sekret të tillë, andaj çdo gjë doli në shesh. Të gjithë e kishin të vështirë, por duhej t`i mblidhnin forcat dhe të përballeshin me këtë që po ndodhte. Koha kalonte, e me sa duket lidhja në mes atit e birit, çdo ditë e më shumë bëhej më e fortë. Mirëpo, Zhan-Klodi duhej të kthehej në Francë tashmë. Shilla e përjetoi këtë më së rëndi, por në fund “familja e lumtur”, rikthehet me një anëtar të ri, i cili qëndronte në shpirtrat e pjesëtarëve të familjes Bekuidh.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment