Nuk Jane Syte E mi

B23599
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Nuk janë sytë e mi është një përmbledhje me 37 poezi të Ervina Halilit, poete dhe studiuese nga Prishtina, interesi studimor dhe poetik i së cilës qëndron tek miti dhe manifestimi i sjelljes kolektive. Përmbledhja e propozuar për lexuesin, në figuracionin letrar dhe përmasën e vet shpirtërore, lidhet me një rrugëtim metafizik të qenies, e cila kalon nëpër vendqëndrime të ndryshme për të arritur atë që misticizmi sufi e quan fana. Fanaja nuk është një fanitje e thjeshtë, por është dorëzim palë-palë i atributeve materiale dhe identifikimeve të vetes së poshtme deri në asgjësim drejt qenies absolute dhe esencës se ekzistencës, duke ia dorëzuar, kështu, të gjitha. Përmbledhja nis me poezinë “Zat”, që do të thotë pikërisht mbërritjen te vetë esenca, bërthama, ose shkrirja në të. Ashtu nis rikthimi i asaj qenie sërish mes njerëzve, çka përbën edhe zbritjen e dytë, së cilës, Ervina Halili, i kushton një poezi në këtë përmbledhje.
Kështu pra, këto poezi gjallojnë në një realitet letrar mes shpirtërores, onirikes si dhe një tradite metafizike tradicionaliste, duke krijuar marrëdhënie me një tjetër konceptim të botës, më të shtyrë dhe parak. Janë pikërisht poezi si “Kanga e ujit” ato që nëpërmjet një figurativizmi tjetër, ftojnë drejt një kujtese e inteligjence universale të qarkulluar pafundësisht, e quajtur ndryshe dhe “rikthimi i përjetshëm i së njëjtës”

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase