B07309
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Françesko Petrarka është poeti më i madh lirik i periudhës së lavdishme të letërsisë italiane, Il trecento, ku spikasin edhe emrat e Dante Aligierit e të Xhovani Bokaçios. Poeti ka shkruar shumë vepra në gjuhën latine, si poemën Afrika dhe të tjera me karakter filozofik dhe moral. Pjesa më e çmuar e gjithësisë letrare të Petrarkës mbetet poezia lirike e përmbledhur në Il Canzionere, që e përpunoi gjatë gjithë jetës. Kjo përmbledhje ndahet në dy pjesë. Në të parën i këndohet dashurisë për Laurën sa ishte e gjallë dhe në të dytën përfshihen poezitë e shkruara pas vdekjes së Laurës. Shume e poezive te Canzoniere-s jane sonetet e famshme te Petrarkes, por aty ka edhe kancona, madrigale, balada e sekstina, qe shquhen per ndjenjat e thella e te formes. megjithatë tema kryesore e Canzionere-s është dashuria për Laurën, në vepër trajtohet dhe problemi i lirisë së informacionit të Italisë; ka edhe lirika me karakter qytetar e moral me frymëzim të lartë të sinqertë.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment