Perballe Se Keqes

B23748
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Dua të them se frika që më ka munduar se mos quhem mbrojtës i anshëm i ngjarjeve që u lidhën me emrin tim jo vetëm nga propaganda, por edhe formalisht, mund të quhet e tejkaluar në kuptimin që pyetja, nëse duhet apo jo ta shkruaj librin, e mori përgjigjen. Megjithëkëtë, droja se mos quhem i anshëm është ende brenda meje. Nuk shpengohem dot nga skrupujt e vatrës familjare, më saktë të trashëguar nga im atë. Ky është shkaku që kam lënë anë të veçanta të episodeve që kanë të bëjnë me përgjigje dhe qëndrime të miat. Ato kanë pasur dëshmitarë. Lexuesi le të shpresojë se, nëse ka prej tyre që vlejnë, t'i bëjnë publike ata që kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Kushdo që pati durim të lexojë deri këtu ku ka arritur tregimi e shikon se në jetën time nuk ka vepra nga të cilat mund të merren si model. Mirëpo duhej shkruar në nderim për shokët e mi të punës. Duhej shkruar edhe sepse jetën time e bëjnë shumë njerëz.
Atyre që mund të mendojnë se kam bërë jetë të vështirë do t'u kujtoja se Seneka kishte plotësisht të drejtë kur shkruante se vuajtjet në vetvete nuk janë të tmerrshme, nëse jemi të aftë t'i shikojmë drejtpërdrejt, duke i nxjerrë nga terri i natës. Nga vetja do t'u thosha: në qoftë se e vërteta është e rëndësishme, sepse brenda saj është edhe nderi yt, atëherë duhet të paguash dhe të mos pendohesh kurrë për çmimin.
Aredin Shyti

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase