B21914
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Përktheu nga origjinali Nikolla Sudar
Pjese nga libri:
Duka vështruar prapa, unë konstatova se gjithë jetën me vetëdije nuk i kam pasur si veten dhe si synimet e mia. Për një kohë të gjatë ishte dukur e mirë, ajo që për mua ishte fatale, ndërkohë që kishte kohë që ishte në krahun e kundërt të asaj, që në të vërtetë kishte qenë e duhura për mua. Por ashtu si dallga që merr me vete dhe e flak në breg notuesin pa përvojë, ashtu edhe mua
dhimbjet e njëpasnjëshme me dhimbje më kthyen në terrenin e fortë. Vetëm kështu munda ta kaloj atë rrugë, të cilët gjithmonë kisha dashur ta përshkoja.
Me shpinën e kërrusur gati për t'u thyer, m'u desh mua të nxjerr nga vitet e burgut këtë përvojë: sesi njeriu bëhet i keq apo i mirë. I dehur nga sukseset në rini, e quaja veten të pagabueshëm, prandaj edhe sillesha ashpër. Prej pushtetit të tepërt u bera vrasës dhe dhunues. Në momentet më të keq isha i bindur se po funksiona mirë, se isha i mbrujtur me konkluzione të arsyeshme. Por në atë kashten e kalbur të burgut, ndjeva në vetvete tronditjen e parë të mirës. Gradualisht m'u bë e qartë se kufiri që ndan të mirën nga e keqja, nuk kalon përmes shtetesh, si midis klasave, si midis partive, por çdo zemre njerëzore dhe përmes të gjitha zemrave. Ky kufi është i lëvizshëm; ai luhatet tek ne me vite tëra. Madje në zemrën të pushtuar nga e keqja, ajo ruan një madhësi të vogël mirësie. Edhe në zemrën më të mirë, ruhet një qoshe e paçrrënjosur e akoma keqes.
Që nga ajo kohë e kuptova të vërtetën e të gjitha feve të botës: ajo lufton kundër së keqes tek njeriu (tek cilido prej nesh). Është e pamundur të çrrënjoset keqja nga bota, por tek cilido individ mund të izolohet.
Që nga ajo kohë kuptova që të gjithë revolucionet në histori: ata asgjësojnë vetëm bartësit e sotëm të së keqes. Prandaj vetë të keqen, me përmasa akoma më të mëdha, e marrin me vete si trashëgim.
Në atë që i ben nder shekullit XX duhet futur procesi i Nurenbergut: mirëpo vetë idenë e së keqes, e cila kishte infektuar njerëz, ai e asgjësoi shumë pak.

Reviews
Nuk u gjet asnjë koment