I Burgosuri I Qiellit

B13283
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Dhjetor 1957. Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë. Daniel Sempere, protagonisti i paharrueshëm i romani "Hija e erës", tani është një burrë i martuar dhe drejton librarinë e familjes me të atin dhe Ferminin besnik, me të cilin e lidh një miqësi e fortë. Një mëngjes hyn në librari një i panjohur, i zymtë, i çalë dhe pa një dorë, që blen botimin e shtrenjtë të "Kontit të Montekristos", duke paguar trefishin e çmimit. Aty për aty ai ia kthen librin Danielit që t'ia dorëzojë me një kushtim turbullues Ferminit. Hapen kështu dyert e së shkuarës dhe fantazma të vjetra vijnë për të trazuar të tashmen përmes kujtimeve të Ferminit. Për të mësuar një të vërtetë të dhimbshme, që i ështe mbajtur e fshehur deri më tani, Danielit i duhet të hyjë në një epokë të mallkuar, në rropullitë e burgjeve të Montjuicit, dhe të zbulojë se cila ujdi djallëzore mbante lidhur David Martinin, tregimtarin te "Loja e engjëllit", me gardianin e tij, Mauricio Valls, një njeri i pabesë që mëshiron çka pasur më të mbrapshtë regjimi i Frankos...Carlos Ruiz Zafón kthehet në gjininë që u bë i famshëm në të gjithë botën dhe në sagën aq fortë të dashur për lexuesit e tij, me një ndodhi emocionuese që është pjesë e universit letrar të Varrezës së Librave të Harruar. "I burgosuri i Qiellit" lidh sërish dramat e "Hijes së erës" dhe "Lojës së Engjëllit" dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese. Dhe mbi të gjitha, na tërheq në vorbullën e një tregimi të plot me tension dhe të papritura, duke na joshur me hijeshinë delikate të një Barcelone në dritëhije, që nuk resht së magjepsuri.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase