Medyshjet E Cezanne

B21503
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

«Mëdyshjet e Cézanne-it», e fenomenologut Maurice Merleau-Ponty, është studimi i parë dhe ndoshta më i thellë rreth veprës së këtij gjigandi të artit modern, piktorit të piktorëve, “nënës mburojë të fëmijëve të saj”, siç do të shprehej Picasso. Kjo ese do të bëhej veçanërisht një pikë qëndrore referimi për studiuesit dhe historianët e artit, duke u dhënë atyre referenca tepër thelbësore në trajtimin e fenomenit Cézanne, si cilësia primordiale e vizionit të tij, këmbëngulja për të arritur në thelbin e së vërtetës nëpërmjet përvojës perceptuese, si dhe thyerja e koncepteve akademike, sidomos ato të perspektivës tradicionale.
“Mëdyshjet e Cezanne”, shtjellohet brenda logjikës intelektuale të veprës tjetër të Merleau-Ponty-së “Fenomenologjia e Perceptimit”, në të cilën ka shumë referenca të shkurtra për Cézanne-in. Por në këtë ese Merleau-Ponty përshkruan më në detaje mënyrën në të cilën arti i Cézanne duket se i shërben autorit për të dëshmuar eksperiencat e tij vizuale. Merleau-Ponty besonte fort se sikundër Cézanne dhe ai vetë qenë angazhuar në të njëjtin projekt. Për raport, ai nënvizon aty se atë që fenomenologjia s’e kish arritur dot nëpërmjet gjuhës filozofike, Cézanne e kishte realizuar nëpërmjet gjuhës së ngjyrave.
“Fenomenologjia është studimi i esencave” thekson Merleau-Ponty, “dhe sipas saj, të gjitha problemet që përbëjnë gjetjen e përkufizimeve të esencave: thelbin e perceptimit ose thelbin e ndërgjegjes”

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase