B18054
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Historinë e gdhendin njerëzit e mëdhenj. Ata udhëheqin botën dhe bëjnë mrekullitë. Njerëzit që dashurojnë dhe dinë ta ndërtojnë bukur jetën, punën dhe marrëdhënien njerëzore. Jeta nuk është një luftë për të njohur veten, por një luftë për të ndërtuar veten. Dhe në këtë betejë të përditshme me furtunat cmirënjohëse, me uraganet e dëshirës, me oguret e fatit, me melankolitë e pendesës dhe stinët që vijnë e ikin si tufane që lënë pas kujtime të mahnitshme duhet të ndrijë dielli. Dielli i jetës është dashuria. Ndjesia më e ndërkryer e botës njerëzore. Çelësi dhe formula magjike. Dhe dashuria shpërfaqet në art, letërsi, kinema, kudo ku ke talentin tënd... Kur e njoha për herë të parë Kujtim Gjonajn, m’u krijua përshtypja se ishte një tiranas garip nga të përkëdhelurit e Kinostudios. Por ishte një përshtypje fillestare dhe paksa mendjelehtë. Duke biseduar, fisnikëria e tij nisi të më çudisë e të më çarmatosë. Pata ndjesinë se ai njeri kishte mistere tronditëse. Dalëngadalë progresioni drejt këtij njeriu nisi të marrë kufijtë e mitit. Ai më bëri të lundroj në rrënjët e atij lisi madhështor, që është historia shqiptare me figura legjendë si Dodona, Pirroja, Ali Pashë Tepelena, Konica, Nënë Tereza, Margarita Xhepa e heronj të panumërt, që skalisin kaq bukur shkëmbin dhe kulturën tonë shqiptare, dheun amë...
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment