B21301
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Nuk ishte larguar ende nga varri i vet. Nuk dinte aty, apo kur, do të kthehej një herë të dytë, ndonëse u bë një copë herë që nuk po i shqitej ideja se nën atë pirg dhéu të shkrifët, një metër a më shumë në thellësi të tokës, brenda një arke të. drunjtë, i kishin kallur trupin, tok me ngasjet, të cilat ai kishte bërë mos t'i mbante gjithë kohën në fré, përndryshe, e kishte besuar këtë gjë, e kishte besuar fuqimisht, pa ndërdyshje, përndryshe pra, do të cenonte paqen e vishmë të shpirtit, e cila, sipas që ai kishte besuar, ashtu si të shumtët ishte asaj një tokë, do të trofé, do të thotë të tjerash e mbi të gjitha, e lufta kundër këtyre ngasjeve. “Hëm!” ia bëri mes një trazimi të lehtë, që erdhi nga vetëdijes se ai besim i ishte përgjështruar tanimë, një herë e mirë, pas një prove empirike. Por nuk është se ka keqardhje, apo ndjesi faji, për këtë. Dhe nuk e diti pse. Aty për aty, megjithatë, e përshkoi të tërin mendimi se pjesa më e bukur e jetës së pasosshme të njeriut është ajo që ai sapo e kishte lënë pas.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment