Im Ate Donte Adolfin

B14315
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para luftës së Dytë, pas kthesave të mëdha historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin roman të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj poke. prozën tonë. Qëndrimi autorial ndaj historisë vjen si dehistorizim, përkatësisht si deepizim e si përmbysje e rendit, konvencës së etabëluar, sëmundje fatit ekzistencial të individit. Në frymën e postmodernizmit, autori vë në shërbim të narratorit shumësi të mendimit poetik, me prirje sidomos drejt diskursit tregimtar, argumentues dhe dokumentar. Brenda harkut kohor dhjetëvjeçar të Atit, mbase 1945/1955, koha e cila është e ngjeshur me fragmente të shkëputura pamjen e tij, lexuesit e bredh së bashku me Atin si nëpër një film të gjallë, ecën si nëpër një dokumentar neorealist; narratori, gjatë kësaj rrjedhjeje të shiritit filmik, mjegullon qëllimisht kufirin mes reales dhe fiktives, parodizon historiken përmes dëshmive të bollshme, ironizon dhe groteskëzon ambientin, atmosferën, njerëzit... Në rrjedhën e dekonstruksionit të historisë, veçon dhe artikulon botën e individit, i cili as nuk e nxit dhe si nuk merr pjesë në drejtimin e rrjedhave, përkatësisht individin që është objekt i rrjedhave, i papeshë, anonim. Në kuadër të kësaj mozaiku, detaji merr peshë të veçantë, sidomos detaji i zgjedhur, i komentuar me origjinalitet, mprehtësi dhe inteligjencë, detaji që të përkujton narracionin neorealist...Rrëfimi këtu është në duar të sigurta, që zotërojnë ritëm konstant, fillim e mbarim. Gjithnjë në kuadër të poetikës së romanit, narratori shfaq afinitet për artikulim krahasues, figurativ të ambientit, të atmosferës. Artikulimi figurativ, i përgjasuar shtrihet si figura e krijuar, me premisa të ekspresionit poetik. (Si shtrihet, bie fjala, shkallë – pikëllimi mbi Shkodër etj.)

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase