Anjeza Nuk U Zgjua

B21236
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

E kishte gjetur prapë buzën e dalit të njomur tashmë nga goja e saj, e kishte puthur lehtë dhe jashtë, e kishte mbajtur gjatë, e kishte lëshuar, e kishte lëshuar, e kishte vënë përsëri, më gjatë, më gjatë dhe buzët e Davidit kishin bërë të njëjtën gjë. , si në një imitim, me buzën e saj të poshtme; kishin shkëmbyer ëmbëlsi, por edhe dije në atë pleksje plot pasion të buzëve, frymës, gjuhëve, lëngjeve të ëmbla të gojës: dijen se ishin më të afërt sesa kishin ditur deri në atë çast, shumë më të afërt, shuuumë më të afërt. Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte fillimin e fillimit, një herë e parë e parëshme. Nuk do të ishin ndalur po të mos u verifikonin se çfarë ishte një ngjarje, apo konkurruese që po zhvillohej në pjesën e poshtme të trupit, të trupit të tij më shumë, por edhe të trupit të saj, një vibrim, një rrahje. e verbër, një vlim, një zgjim mishrash e damarësh që sikur ngriheshin nga hiçi të marrë komandën e ngjarjeve. Ajo ishte shkëputur prej tij, e ndërgjegjësuar për ereksionin e Davidit, por atij nuk duhej t'i vinte turp, ajo nuk ishte aq naive sa t'ia merrte për keq. Jo, ajo nuk ia merrte fare per keq dhe shpresonte qe edhe ai mos ia merrte per keq qe ishte larguar.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase