B18956
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Rudolf Marku lindur në vitin 1952 në Lezhë, është shkrimtar i publicistit shqiptar. Është fitues i çmimit "Kadare" për vitin 2015, për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Studimet e larta shqipe për gjuhë-letërsi i kreut në Universitetin e Tiranës, dhe më pas emrin e mësuesit në gjimnazin e Lezhës. Vëllimi i tij poetik Shokët e mi,, botuar në vitin 1973 kritikohet në shtypin e ditës si një libër me gabime ideologjike. Libri tërhiqet nga botimi duke u konsideruar një libër i ndaluar. Poezia e tij Lidhjet e mia me natyrën,, kritikohet në Pleniumin e Katërt të Komitetit Qendror të Partisë, si një poezi dekadente.
Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe të suksesit. Në vitin 1996 emërohet nga Ministria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadave shqiptare në Londër. Që nga viti 1997 ai jeton me familjen në Angli. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin Allahland”. Shtate librat poetike e kane renditur si njeri nga poetet me te talentuar te gjuhes shqipe. Ka perkthyer ne shqip TS Eliot, Ezra Pound, W. Oden, K. Kavafis, Xh Ungaretin dhe shume autore te tjera te njohura te shekullit XX. Ka meriten t'I kete prezentuar per here te pare te lexuesit shqiptar shume autore te huaj te konsideruar te ndaluar.
Ne vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet Allahland,, dhe Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,,. Për Allahland,, ka shkruar një përmbledhje shumë pozitive revista e mirënjohur akademike që botohet në Teksas Dallas Translation Magazine,,. Allahland,, është një roman satirik konician ; karikatura e politikes dhe gazetarise shqiptare te tranzicionit. Ndërsa romani Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,, është pritur me entuziazëm ne shtypin letrar te Tiranes (shih artikujt e botuar nga Preç Zogaj, Visar Zhiti, Zija Cela,Behar Gjoka, Sadik Bejko, pr. Ali Aliu, Petro Luarasi, Sami Milloshi ). Romani është nderuar me çmimin PEN,, si romani me i mirë për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike Një ballkanas në Londër, ka fituar çmimin Penda e Argjend, si libri me i mirë poetik për vitin 2012 ( shih artikujt e shytumtë të botuar ne shtypin shqiptar për vëllimin poetik 'Një ballkanas ne Londër,,). Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar që e merr këtë cmim: Shih recensionet e botuar të Diana Culit dhe të A.Nexhipit në shtypin shqiptar).
Rudolf Marku mbetet njeri nder autoret me aktive e me te pranishme ne letërsinë shqipe. Është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane në Berlin në vitin 2007, me çmimin Naim Frashëri, për vitin 2012 në Tetovë dhe Prishtinë ; me çmimin At Zef Pellumi, për librin poetik ; me çmimin PEN,, dhe me çmimin Penda e Argjend,, akorduar nga Ministria e Kulturës,, për vitin 2012. Eset e Rudolf Markut si dhe shkrimet e tij publike, botuar vitin e kaluar, kanë pasur një pritje shumë pozitive nga lexuesit dhe kulturologët. .
Poezite e Rudolf Markut jane perkethyer dhe botuar ne shume gjuhe te botes, duke u perfshire ne disa Antologji te botes.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase