Genjeshtra e Pare Fiton-Ashley Elston
Qyteti: AL, Tirana
Në një festë takon një të panjohur. Ajo duket si ti. Flet si ti. Ajo ka edhe... emrin tënd.
Evi Porteri ka gjithçka që mund të ëndërrojë një vajzë e mirë nga jugu: një të dashur të përsosur, një shtëpi me gardh të bardhë dhe një grup miqsh të këndshëm. Problemi i vetëm është... që Evi Porteri nuk ekziston.
Identiteti para së gjithash. Sapo merr emrin dhe vendin ku do të kryejë detyrën e radhës, ajo mëson gjithçka për qytetin dhe banorët e tij.
Objektivi i kësaj here: Rajan Samner.
Evi nuk e di identitetin e vërtetë të zotit Smith, por është e sigurt se kjo detyrë nuk është si gjithë të tjerat. Rajani i ka hyrë në zemër dhe ka filluar ta imagjinojë jetën ndryshe, por ajo nuk mund të bëjë gabime, sidomos pas atij që ndodhi herën e fundit...
Rreziku është i madh, por, tekefundit, të kanë pëlqyer gjithmonë sfidat.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 324 |
| ISBN | 9789928338945 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Mister&Thriller |
Nuk u gjet asnjë koment
