Te Bukur Dhe Te Mallkuar

B21091
1.200 Lekë
(Including tax)
Out of stock
Price in points: 1200 points
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Të bukur dhe të mallkuar”, botuar për herë të parë më 1922, është romani i dytë i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald. Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e lartë amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantët aristokratë të Periudhës së Jazz-it, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve ’20, të shekullit të kaluar: janë të pashëm, sipërfaqësorë, në kërkim të kënaqësive dhe vanitetit.
Nga njëra anë, gjendet Antoni, djalosh i pashëm, i mërzitur me jetën e rëndomtë, jetim, që kalon një periudhë kohe në Romë ku, mes grave, mbrëmjeve me miqtë dhe frymëzimeve të ndryshme artistike, si shumë bashkëmoshatarë të tij ndien se një ditë jo fort të largët do të bëjë gjëra të mëdha në jetë. Nga ana tjetër, Gloria, 22-vjeçarev nga Kansas Siti, eksentrike, e trazuar, e zhgënjyer, që e josh menjëherë Antonin me bukurinë dhe karakterin e saj krenar. Dy të rinjtë fillojnë një lidhje dhe, pas një fillimi disi të dhimbshëm në dukje, martohen, të bindur që e kanë gjithë botën në dorë. Mirëpo, tani që fillon jeta e vërtetë prej të rrituri, ata zbulojnë se janë të pazotë për t’u angazhuar në plane pune, apo për të punuar realisht duke sajuar përligjje nga më të ndryshmet vetëm për t’u zdërhallur pas qejfeve dhe luksit. Në pritje të një trashëgimie të madhe të lënë nga gjyshi i Antonit, ata jetojnë përtej caqeve të tyre ekonomike. Shoqëruesi i ditëve të tyre bëhen alkooli, ballot, festa, luksi dhe kumari. Por kur trashëgimia nuk vjen, jeta e tyre
shndërrohet në kërkim të ankthshëm të pasurisë dhe aleancat e brishta fillojnë
të këputen.
Romani është frymëzuar pjesërisht nga lidhja e Fitzgeraldi-t dhe
bashkëshortes së tij, Zelda-s. Të dy personazhet evokojnë një portret të gjallë
të një bote të humbur: një qytet ku gëlon vesi, një shoqëri pa krye e pa drejtim
dhe një brez dekadent dhe pa rrënjë.
“Të bukur e të mallkuar” është një satirë e moralit amerikan të fillim shekullit
XX, gjatë viteve të proibicionizmit, ku të rinjtë – protagonistët e rinj të
shekullit XX – duhet të përballen me krizën e vlerave të epokës së paraluftës.
Ata mishërojnë epokën në të cilën jetojnë dhe që do të përfundojë në mënyrë
dramatike me krizën e vitit 1929.
Përsa i përket stilit, romani është i shkruar mirë, dhe humbja graduale e
kureshtjes mendore nga ana e Antonit, zvetënimi i tij i vazhdueshëm deri në
shndërrimin në një “relikt të mjerë” është sjellë në mënyrë bindëse.
–Louise Maunsell Field, The New York Times, March 5, 1922
Para “Të bukur dhe të mallkuar” nuk e dija ç’donte të thoshte të lexoje një
libër vetëm për kënaqësinë e kulluar të të dëgjuarit të zërit shkrimtarit, për
kënaqësinë e të parit të larmishmërisë së gjuhës të një mjeshtri të stilit. Stili i
Fitzgerald-it ishte krejtësisht i ri [...] një përvojë sensuale dhe entuziazmuese.
The Indipendent
“Të bukur dhe të mallkuar” tashmë konsiderohet një nga romanet që ka kapur
më së miri thelbin e Epokës së Jazz-it. [...] vepra e dytë kryesore e Fitzgeraldit
është drithëruese, bindëse dhe me një qasje intriguese.
Enterteinment Focus

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase