B13442
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Por le të më lejohet nënvizimi i disa momenteve siç e kam parë dhe ndier "Kështjellën" në muajt e bukur po edhe të tendosur të shqipërimit të saj...Në botimin e vitit 1951 (Frankfurt a. M., f. 481) Max Brodi dëshmon se sipas fjalëve të Kafkës romani do të përfundonte me vdekjen e K.-së në kohën që i vjen lajmi nga kështjella se ishte miratuar për të leja e qëndrimit. Në këtë mënyrë edhe kjo vepër sikurse dhe "Procesi" ose "Shndërrimi" ose "Dënimi" ose "Artisti i urisë" etj., do të përfundonte me vdekjen e protagonistit si fund për një makth të pafund. Vetëm se në këtë rast vdekja nuk na duket shumë si mbyllje logjike e zhvillimit të romanit. Ajo që tentohet, ajo që tundon protagonistin nga fillimi në fund është zhbirimi i Kështjellës, afrimi tek ajo, zbulimi i misterit të saj.
Reviews
No reviews found