Gjyqi (procesi)

B20986
900 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 900 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Të gjykohesh për një faj që nuk e di, nga disa gjykatës që nuk i sheh dhe në emër të një ligji që askush s’e thotë, e tillë mund të jetë përmbledhja e kësaj historie të jashtëzakonshme që ka zënë vend në fondin e artë të letërsisë botërore, duke e bërë Franz Kafkën që të jetë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Jozef K. është një njeri pa mbiemër, pa familje (me përjashtim të një xhaxhai) dhe shkurt, pa një histori prapa. E gjithë historia do të jetë e lidhur me metaforën e dyerve: ai do ta hapë derën e dhomës një mëngjes dhe që këtu do të vërshojë një sërë ngjarjesh ku personazhi ynë K. do të shtyjë dyer të panumërta për të gjetur zgjidhje për diçka që nuk ka formë, por rri pezull. Rreziku nuk do të ketë emër, por ai do të ndihet gjatë gjithë historisë, derisa të krijojë një atmosferë absurdi ku mund të ndodhë gjithçka: ai nuk e di se është kapur në një ingranazh që askush s’ia di funksionimin dhe çfarëdo që të bëjë apo të mos bëjë Jozef K., gjithçka e shpie drejt një fundi të pashmangshëm.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase