Si Te Vrasesh Tet Shoq (dhe Te Tjera Keshilla Te Cmuara)

B12137
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

ush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht. Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton? Por ka edhe më pasi t'ju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me Viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë? Duket si një makth marrafrymës, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës, zonjë shtëpie për ta pirë në kupë dhe një nënë shembullore, që sakrifikoi gjithçka për t'u martuar me David Stadlendsin. Burrë ideal, kirurg me emër dhe i përkushtuar në bëmat më fisnike humanitare, që i vë brirët me t'iu dhanë rasti! Për fat, në krah i gjenden shoqet më të mira. Hana, galeriste arti shik, e martuar për interes, me mendjen top se dëshira e partnerit për të mos pasur fëmijë përputhet me të sajën, dhe Kejsi, mësuese me fëmijë dhe burrin veteriner, e zhgënjyer dhe e cingërisur nga mjedisi ku punon dhe çka është më e rëndësishme, nga orgazma e humbur. Jeta e Xhesit do të tronditë edhe të tyren duke nxjerrë në sipërfaqe ëndrrat dhe dëshirat e struktura thellë përbrenda. Derisa tradhtive të Davidit do t'iu shtohen edhe zbulime fort të hidhura dhe Xhesi do të paditet për vrasjen e tij. Por ta ketë kryer në të vërtetë, vallë? Gra, nëse keni një burrë, përpiquni të mos e vrisni, durimi është virtyt i bashkëshorteve, por nëse jeni ende në kohë dhe askush s'iu ka paralajmëruar për efektet anësore të martesës, atëherë lexoni këtë libër, para se të jetë shumë vonë!

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase