B19394
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Kush lexon këtë libër të Attilio Bertolucci-t dhe hyn pak e nga pak nëpër këto peizazhe citë me lulëkuqe, ku bletët zukasin nën diell dhe fluturat gabohen dyshe-dyshe hijes së pare të mbrëmjes, fillimisht kujton se lëviz në një botë të qëndrueshme ,të sigurtë ,të kufizuar. Këtu ne nuk njohkemi dyshime apo ngurrime : gjithçka këtu duket sikur na siguron rregull dhe vijueshmëri të ekzistencës . Burri që i shenjon këto vargje në ato fletorkat e veta me vija filloristi , është bujk , borgjez, paterfamilias virgjilian.Ca ara trashëguar nga të parët i falin një mirëqënie modeste : një grua i vëngjillon heshtazi dhe dashurisht në qetësinë e ditëve dhe i daravit makthet netësore ; bijtë rriten , marrin fuqiplotë udhën e mëngjesit duke e lënë pastaj siç e do puna, burgun e adhuruar atëror. Ndokush mund t’i lexojë këto vargje si kronikë të një familje borgjeze italiane të periudhës 1955-70, apo si ditar pushimesh verore , kaluar në një fshat të vogël të Appennineve emiliane ,mes pyje gështenjash e ahesh.
Reviews
No reviews found