B07309
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Françesko Petrarka është poeti më i madh lirik i periudhës së lavdishme të letërsisë italiane, Il trecento, ku spikasin edhe emrat e Dante Aligierit e të Xhovani Bokaçios. Poeti ka shkruar shumë vepra në gjuhën latine, si poemën Afrika dhe të tjera me karakter filozofik dhe moral. Pjesa më e çmuar e trashëgimisë letrare të Petrarkës mbetet poezia lirike e përmbledhur në Il Canzionere, që e përpunoi gjatë gjithë jetës. Kjo përmbledhje ndahet në dy pjesë. Në të parën i këndohet dashurisë për Laurën sa ishte e gjallë dhe në të dytën përfshihen poezitë e shkruara pas vdekjes se' Laurës. Shumica e poezive të Canzoniere-s janë sonetet e famshme të Petrarkës, por aty ka edhe kancona, madrigale, balada e sekstina, që shquhen për ndjenja të thella e formë të përsosur. Megjithëse tema kryesore e Canzionere-s është dashuria për Laurën, në vepër trajtohet dhe problemi i lirisë e i pavarësise së Italisë; ka edhe lirika me karakter qytetar e moral me frymëzim të lartë e të sinqertë.
Reviews
No reviews found