Vajza E Bojes Dhe E Yjeve

B21371
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

NJË RRËFENJË PËR KURESHTJEN DHE KURAJËN
Legjendat thonë se ishulli i Hojës ishte dikur një vend ku zogjtë këngëtarë cicëronin në çdo pemë dhe ku ishullarët qenë të lirë të lëviznin si të dëshironin. Kështu ishte para se të mbërrinte aty Guvernatori i vrazhdë dhe korbat të dëbonin zogjtë e tjerë. Tani aty nuk ka më zogj këngëtarë dhe njerëzit janë të ndaluar të shkojnë përtej pyllit që i ndan ata nga pjesa tjetër e ishullit.
Por për Izabelën legjendat e ishullit, që është shtëpia e saj, kanë qenë gjithnjë më shumë se thjesht histori. Dhe kur një varg ngjarjesh misterioze tronditin banorët, është Izabela, bija e hartëbërësit të vetëm të ishullit, ajo që do t’i prijë në pyll një grupi zbuluesish për të kërkuar shkaqet. Ndërsa grupi futet thellë e më thellë në ishull, të fshehta të errëta dalin në sipërfaqe dhe legjendat që Izabela ka dëgjuar vazhdimisht japin shenja se po ringjallen.
Romancierja debutuese Kiran Milvud Hargrejv mbështetet në folklorin e Ishujve Kanarie për të ndërtuar këtë rrëfim të bukur për një vajzë që kërkon të hedhë në hartë vendin e saj në një botë që gjendet vetëm në legjenda.
Thonë se ditën kur në ishull erdhi Guvernatori, erdhën aty edhe korbat. Zogjtë e tjerë më të vegjël fluturuan e u kthyen në det dhe ky është shkaku që në ishullin Hoja nuk dëgjohen më zogjtë këngëtarë. Tani ka vetëm korba të mëdhenj të tërbuar...
E ndaluar për t’u larguar nga ishulli ku jeton, Izabelë Riozi ëndërron vendet e largëta që dikur i ati i ka hedhur në hartë. Kur shoqja e saj e ngushtë zhduket në Trevat e Harruara të ishullit, ajo del vullnetare për të prirë kërkimet. Bija e një hartografi, ajo është e pajisur me harta të vizatuara me bojë e me njohjen e yjeve dhe mezi pret të zbulojë qendrën e harruar të ishullit. Por bota përtej mureve është një shkretëtirë e mbushur me përbindësha dhe poshtë lumenjve të tharë e maleve që nxjerrin tym një përbindësh legjendar zjarrvjellës po zgjohet nga gjumi. Shumë shpejt, duke ndjekur hartën, zemrën dhe një legjendë të lashtë, Izabela zbulon misionin e vërtetë të udhëtimit të saj: të shpëtojë vetë ishullin.
Fitues i Waterstones Children’s Prize 2017 dhe i British Book Awards Children’s Book of the Year, një nga librat e vitit të Financial Times Book, dy herë i përzgjedhur si libri i muajit nga Waterstones Children’s Book, kandidat për CILIP Carnegie Award, kandidat për Jhalak Prize dhe Branford Boase Award.
Një histori e shkruar bukur për miqësinë, kureshtjen, legjendat dhe magjinë që, siç shkruan London Times, “të kujton fantazinë e shkrimtarëve të mëdhenj si Filip Pullmen dhe Nil Geimen”.
Me ngjarjet që zhvillohen në një botë paralele të thurur me realizëm magjik, ky është një roman hipnotizues për hartat, legjendat dhe vajzat me kurajë të jashtëzakonshme.
- FIONA NOBLE, Bookseller
I drejtpeshuar me mprehtësi midis ëmbëlsisë dhe territ, ky është një roman që shkëlqen për legjendën dhe rrëfimin... Cilësimi ‘magjik’ mund të tingëllojë i tepruar por shërben mjaft mirë për të vlerësuar këtë libër, një rrëfenjë e ëmbël dhe e ashpër për vajzën e hartografit, Izabelën që bën edhe vetë harta, e cila ndihmon për hetimin e vdekjes së shoqes së saj të klasës në qendrën-ferr të ishullit të saj. Milvud Hargrejv ka shkruar një vepër të fuqishme e të paharrueshme fantazie.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase