B22896
700 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 700 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Ajo është heroina e shtëpisë së fëmijës ku jeton, e gatshme të sfidojë kujdestaren e rreptë. Gjithçka ndryshon ditën kur, papritur, babai vjen për ta marrë. Katitzi zbulon se ka një familje të madhe, që jeton në një rimorkio, vesh rroba si në përralla, luan në violinë e u bie tambureve dhe drejton një park të vërtetë argëtimi! Fillon kështu jeta e saj e re, plot të papritura të mrekullueshme, por edhe me shumë mundime e peripeci, që ajo e ka të vështirë t’i kuptojë. Së bashku me motrat, Rozën dhe Lenën, Katitzi duhet të punojë çdo ditë dhe të kujdeset për motrat e vëllezërit më të vegjël, të lindur nga martesa e dytë e babait me një suedeze, që di vetëm të ankohet dhe të japë urdhra.
Po pse nuk mund të jetojnë në një shtëpi të vërtetë? Të ndalen në një vend pa i dëbuar? Pse të mos shkojnë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë? pyet Katitzi, e cila, nuk është nga ato që dorëzohen përballë padrejtësive dhe heqin dorë nga ëndrrat e tyre. E frymëzuar nga historia personale, Katarina Taikon ka shkruar për jetën dhe aventurat e Katitzit e familjes së saj rome.
Pas suksesit në vitet 1970, seria ka fituar sërish zemrat e lexuesve, të vegjël e të rritur, falë aftësisë për të rrëfyer për paragjykimet dhe përjashtimet, në këndvështrimin e pafajshëm e të gjallë të një fëmije.
Mosha e leximit: nga 7 vjeç."

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase