B21947
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
...Në prag të 140-vjetorit të themelimit të Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip, me mbështetjen e Fondacionit ALSAR, i hymë punës për ta risjellë në bibliotekën shqiptare këtë përmendore gjuhësore e kulturore të Rilindjes sonë në formën origjinale të saj (anastatike) dhe të tjeshkruar me alfabetin e sotshëm, duke dhënë herë-herë herë edhe disa shënime të nevojshme për lexuesin. Fondacioni ALSAR u bë nismëtar edhe i përkujtimit të 140-vjetorit të themelimit të Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip, me një veprimtari shkencore të denjë (1 nëntor 2019), në të cilën u përurua edhe një vëllim i posaçëm: “Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip 1879. Përmbledhje studimesh dhe artikujsh" (350 f.) i botuar gjithashtu nga ALSAR, ku është përfshirë edhe "Kanonizma” (statuti) e Shoqërisë në faksimile dhe e tejshkronjëzuar (transliteruar) me alfabetin e sotshëm.
Ky botim i dytë i “Allfabetares” u drejtohet kryesisht studiuesve e studentëve të fushës së shkencave humanitare dhe do t'u shërbejë për të njohur botëkuptimin, idetë, synimet kulturore të autorëve, si dhe përpjekjet e tyre të para të mbara për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë të diturisë e të shkollës, për ta pasuruar me fjalë të reja.

Reviews
No reviews found