Zahok - Tirani

B21402
1.300 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1300 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

“Zahok - Tirani”, kjo dramë-alegorike njerëzore—që trajton një periudhë të trazuar dhe të dhunshme në historinë pas sovjetike të Taxhikistanit—gjatë shpërthimit të luftës civile në ?llimin e viteve 1990, konsiderohet si ngjarje letrare në Rusi.
Pas vrasjes së burrit të saj, një vejushë ruse së bashku me dy binjakët adoleshentë, duhet të ikin për në Tallhak, një fshat i vogël në ku? me Afganistanin, ku jetojnë të afërmit e të shoqit të ndjerë... Uria, puna rraskapitëse, xhelozitë dhe armiqësitë ndaj vejushës taxhike dhe sjellja e çuditshme e fshatarëve, e bëjnë të vështirë jetesën e vejushës në këtë fshat. Por kur në fshat vjen komandant Zuhursho me bandën e tij, jeta bëhet edhe më e padurueshme. Ai shfaqej në publik me veshje ushtarake dhe me një gjarpër të madh rreth qafës, duke imituar Zahokun, tiranin mizor të poemës epike “Shahnameja” të Ferdusit. Ashtu si idhulli i tij mitologjik, edhe Zuhursho sundon me terror. Ai mbjell lule opiumi në tokat e fshatit, sepse i ka të gjitha lidhjet me kriminelët she tra? kantët e drogës. Fshatarëve u duhet të përballen me anën e errët të pushtetit ndaj detyrohen shpesh të bëjnë zgjidhje të vështira, që u kushtojnë edhe jetën. Familja ruse shndërrohet në epiqendrën e terrorit kur Zuhursho vendos të martohet me Zarinën, vajzën e vejushes.
Nga ky akt historia bëhet edhe më tragjike... “Zahok” shpaloset si një polifoni epike, ku shtatë zëra origjinale shkrihen në një simfoni dramatike dhe në pikën më kulmore të romanit, lexuesi duhet të përmbledhë emocionet dhe ankthin dhe me shpresën e dëshpëruar nëse përsonazhet e librit do t’i mbijetojnë atij sistemi absurd jetëngrënësish.
“Zahok” është ndër romanet e rralla sot, që përmban gjithçka në përmasat e duhura: një histori të pasur, një strukturë me shumë ngjyra, zëra origjinalë të personazheve, një gjuhë që të emocionon, një përzierje me ?nesë të së kaluarës me trillimin. Madje ai tingëllon edhe si një aluzion i eposit iranian nga i cili merr edhe titullin disi misterioz. Romani rrëfen një histori njerëzore të dhunshme, ku “forca e pushtetit të detyron që të heqësh dorë nga idealet, që të sakri?kosh jetën për ata që janë rretheqark teje.., rrëfen një histori që mund të ndodhë në çdo vend dhe në çdo kohë, atje ku ligji nuk egziston.
—Gorki media

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase