Blu Safiri

B20979
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

“Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë udhëtarëve të kohës, jeta e Guendolinës mori tjetër kthesë. Ajo nuk është një vajzë e zakonshme londineze, por një udhëtare në kohë, që Rojat – një urdhër i fshehtë me seli në labirintin e rrugëve përreth Temple Church – e dërgojnë në epokat e shkuara për të marrë një pikë gjaku nga dymbëdhjetë të përzgjedhurit dhe për të plotësuar kronografin, një mision prej të cilit varet fati i njerëzimit. Gjatë kohës që kërkon nëpër shekuj të tjerë udhëtarë të kohës, ajo përpiqet të kuptojë gjithë misteret dhe profecitë që qarkullojnë për Rrethin.
Në gjendjen ku është, e shqetëson thuajse çdo gjë: fakti që e fluturojnë para e mbrapa nëpër shekuj, hamendja përzier me zili e kushërirës Sharlotë, mërzia e mësimeve të vallëzimit e të qëndrimit... Pak gjëra i pëlqejnë: xhindi i vogël fantazmë Ksemerius, të cilin vetëm Gueni mund ta shohë dhe, natyrisht,
shoku i saj i udhëtimeve në kohë: Gideoni i pashëm, i cili është tej mase i parashikueshëm me të. Pa dyshim, Gueni e di se nga duhet të ruhet: nga konti i Sen Zhermenit, që mban në dorë fijet e gjithë ngjarjeve dhe që kërkon të plotësojë sa më shpejt kronografin, para se ta ndalojnë armiqtë. Po kush janë armiqtë e vërtetë? Pse Gueni nuk arrin t’i besojë atij?
“Blu Safiri” është një roman aventurier dhe zbavitës, romantik dhe me humor, që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë të rinjve në mbarë botën.
“Trilogjia e gurëve të çmuar” është një aventurë jashtëzakonisht intriguese, e pasur me udhëtime të mistershme në kohë, me aksion që të lë pa frymë dhe romanca drithëruese.
TeenReads.com
Ky roman, njësoj si dhe vëllimi i parë, është shkruar me mjeshtëri të rrallë dhe ironi të këndshme, elemente këto që e shndërrojnë në një lexim të shpejtë dhe të parezistueshëm. Për lexuesit, Guendolina mbetet një prej heroinave më të shkathëta e më të zgjuara në qarkullim.
Atelier dei Libri
“Aventurë, humor dhe mister: të gjitha pritshmëritë plotësohen.”
Booklist, starred revieë
Autorja
Kerstin

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase