Fjalor AnglishT-Shqip I Ligjeve, Logjistikes Dhe Sigurimeve Detare

B21844
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect

Description

I botuar për herë të parë në vitin 2020, ky fjalor Ligjor, Logjistik dhe i Sigurimeve Detare është në të njëjtën kohë një enciklopedi e kuptueshme e termave bashkëkohorë në lidhje me industrinë e transportit Detar, si dhe një udhërrëfyes praktik dhe nisëtor për këdo që është i interesuar në marrëdhëniet ligjore, ekonomike dhe logjistike të kësaj industrie.
Duke pasur parasysh ndërlikimet e shumta që vetvetiu kjo fushë bart për shkak të konventave ndërkombëtare, dhe larmishmërisë së marrëdhënieve që e karakterizojnë këtë sektor, një sërë shembujsh të mirë përzgjedhur janë ilustruar për të përshkruar rastet dhe problematikat, çka ndihmon në përvetësimin e koncepteve përkatëse, si në lidhje me ligjet që rregullojnë transportin e mallrave nëpërmjet detit, po ashtu dhe për ligjet që mbikëqyrin operimin e vetë anijeve për çfarëdolloj qëllimi që ato mund të përdoren.
Një prej risive tepër të veçanta të këtij fjalori është dhe përkthimi i fjalëve dhe termave kyçe përveç gjuhës Angleze, dhe në katër gjuhë të tjera të Bashkimit Evropian (përkatësisht në Frengjisht, Spanjisht, Italisht dhe Gjermanisht), në mënyrë për të lehtësuar kuptueshmërinë e operatorëve në këtë fushë me procedurat përkatëse anembanë globit në vende ku këto gjuhë janë zyrtare. Gjithashtu ky fjalor përmban literaturë bashkëkohore, revista dhe gazeta si dhe adresat e kontaktit të universiteteve dhe institucioneve më në zë të Detarisë.
Duke qenë të vetëdijshëm se ky fjalor është vetëm “një pikë” përmbajtësore në ”oqeanin” e marrëdhënieve të Detarisë, të cilat përditësohen dhe përsosen pa ndërprerje, një botim i dytë është duke u përgatitur, i cili do të përmbajë të dhëna më në detaje për sa i përket sigurimit të ngarkesave dhe klauzolave përkatëse, kontratave dhe rasteve ligjore, si dhe fushave të tjera në të gjithë rrjetin e lundrimit detar. Përkrahim dhe shpresojmë në çdo koment tuajin për përmirësimin e mëtejshëm të literaturës së industrisë së lundrimit detar, duke i dërguar ato në adresën e emailit: [email protected].

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase