B21843
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Prej mjeshtrit të rrëfimit, fitues i Çmimit Franz Kafka dhe finalist për Man Booker International Prize, KATËR LIBRAT është një roman i fuqishëm dhe i guximshëm mbi të ashtuquajturën psikologji e “njeriu ha njeriun” në një zonë riedukimi të intelektualëve gjatë Revolucionit të Madh Kulturor të Maos. Nga autorët më të njohur e më të censuruar të Kinës, Lianke na shpërfaq tablonë absurde dhe groteske të kësaj lëvizjeje rrënuese politike, e cila solli zinë e madhe të bukës përgjatë gjysmë shekulli.
Në zonën nëntëdhjetenëntë të riedukimit, artistë dhe akademikë me mendime liberale, janë internuar me qëllim forcimin e besnikërisë së tyre ndaj ideologjisë komuniste. Në pjesën e izoluar të provincës së Henanit, Muzikantja dhe i dashuri i saj Dijetari, Autori dhe Teologu, janë të detyruar të kryejnë punë rraskapitëse dhe të spiunojnë shokët për sjellje disidente. Çmimi për këtë është marrja e një nderi politik dhe mundësia për të fituar lirinë. Mbikëqyrësi i tyre është një Fëmijë, i cili vendos rregulla dranokiane, një sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh. E gjithë zona e riedukimit përballet me marrëzitë e shkrirjes së çelikut dhe nismave absurde agrokulturore; te kapërcimi i zisë së bukës që shfytyron njerëzoren e tyre, e gjer te katarsisi nëpërmjet Fëmijës që e mbyll rrëfimin me vetëkryqëzimin e tij si Krisht. Gjithë sa rrëfehet në këtë libër, është një këndvështrim i ri filozofik që autori ka për Mitin e Sizifit, me të cilin mbyllet ky rrëfim satirik e plot alegori.
"Një nga romanet më të pasur, më të mprehtë, më joshës dhe më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore kineze... Një kënaqësi për t’u lexuar" – The Saturday Paper (Australi)
"Një roman i pasur dhe kompleks” –Booklist
“Djallëzor dhe lojcak... [Yan] përdor humor të pazakontë, skena anarkike dhe figurshmëri surreale për të hedhur dritë të re mbi episode të errëta të historisë moderne kineze... Një roman i guximshëm, i shkëlqyer” —David Evans, Financial Times
“Një pamje kritike, alegorike e shoqërisë kineze gjatë disa prej çasteve më të errëta të epokës së Maos... Yan çimenton reputacionin e tij si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjallë dhe padyshim më të patrembur të Kinës” –Kirkus Reviews
“Një nga mjeshtrit e letërsisë moderne kineze, Yan Lianke dhuron gjithë kënaqësinë që mund të merret nga leximi. Ai arrin të krijojë humor edhe nga situatat më të zymta. E rekomandoj me gjithë zemër këtë libër të fundit" —Jung Chang
"Asnjë shkrimtar tjetër në Kinën e sotme nuk i ka eksploruar, shqyrtuar dhe tallur në mënyrë kaq të vazhdueshme gjashtë dekadat e fundit të sundimit komunist kinez... Një roman i jashtëzakonshëm që përkujton viktimat e shtetit dhe njëkohësisht sfidon amnezinë e sponsorizuar nga shteti në Kinë” —Isabel Hilton, Guardian
“Katër Librat” është një roman kinez i pritur në mbarë planetin si një kryevepër, dhe zakonisht unë jam i pari që e kundërshtoj një imponim të tillë që para se ta hap librin – por të paktën për një herë, buja nuk është e tepruar... I jashtëzakonshëm dhe i paharrueshëm... një copëz tronditëse, e shkëlqyer e historisë së gjallë” –Kate Saunders, The Times (MB)
“Katër Librat” duhet përgëzuar për origjinalitetin e tij... Një qasje magjepsëse ndaj një teme të guximshme dhe interesante” –The Harvard Crimson

Reviews
No reviews found