B22667
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
"Ky roman origjinal i shkruar nga Ana Kordzaia-Samadashvili kalon nga skenat prozaike të marra nga jeta e përditshme në një rrëfim poetik, që ngre lart e hyjnizon vlerat e një miqësie të pakushtëzuar. Midis protagonistëve, në moshë të mesme, gjejmë Martën, delen e zezë të familjes, të braktisur fillimisht nga e ëma dhe, disa vjet më vonë, nga gjyshja e saj; Nikon, një burrë që ruan shpirtin e fëmijës dhe që, pasi e ka braktisur vendin për të ndjekur ëndrrat fëmijërore, dështon dhe gjendet në situata pa rrugëdalje, të vështira, për bukën e gojës, larg shtëpisë; Tamarën, që, megjithëse e di se sharmi i saj është zhdukur prej kohësh, ende ka një dëshirë të vogël për një dashuri të madhe.
Të gjithë ata, të vendosur të mos heqin dorë nga shpresat e përhershme, përpiqen të harrojnë hidhërimin duke ndjekur një stil jetese bohem, në kërkim të përhershëm të lumturisë dhe argëtimit, gjë që as alkooli nuk mund t’ua sigurojë. Dhe, në fund të fundit, të gjithë janë të palumtur. Libri rrëfen vetminë e tyre ekzistenciale dhe frikën për të mos gjetur kurrë lumturinë e mirëfilltë."

Reviews
No reviews found