Ujku I Murrme

B24013
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"Ali Rizai dhe Zybideja bënin jetën e turqve të varfër osmanë, por, megjithatë, me dinjitet.
Shtëpia e tyre ndodhej në një lagje turke të Selanikut në gjysmë të rrugës , mbanë një kodre, nën muret e një kalaje të vjetër, poshtë së cilës shtrihej qyteza e ndotur tregtare, e mbushur me hebrenj dhe porti nëpër të cilin eksploroheshin mallrat e Ballkanit.
Ali Riza ishte një njeri krejt i zakonshëm, i vogël në trup e pa ndonjë besim të thellë dhe karakter të fuqishëm. Kur ishte djalë i vogël ai kishte ardhur nga malet e Shqipërisë, në frontin serb dhe kishte gjetur punë në Administratën Osmane të Borxheve, në portin e Selanikut.
Si mijëra nëpunës të tjerë të qeverisë turke, ai bënte punën e tij rutinë pa ndonjë entuziazëm ose aftësi të veçantë. Paga e tij i dilte vetëm sa për të mbajtur familjen dhe për të mbijetuar, kështu që ai ishte i detyruar të bënte punë suplementare në tregtinë private gjatë kohës së lirë.
Rruga ku jetonin ishte një rrugicë e ngushtë e me kalldrëm, mbuluar me pjergulla përdredhëse. Shtëpia ishte e pambaruar dhe kati i sipërm ishte projektuar të shihte qoshen e rrugës. Të gjitha shtëpitë në lagjen turke ishin qorre dhe të heshtura, dyert gjithmonë të kyçura dhe dritaret me kafaz dërrase të punuara mirë. S’kishte pothuaj shenjë jete. Nganjëherë, disa fëmijë luanin rëndshëm nëpër rrugë ose pak veta vërdalloseshin dhe sorollateshin duke pirë kafe, duke tymosur cigare e duke bërë muhabet përpara kafenesë. Përndryshe ishte një heshtje gjumi.
Me raste do të kalonte për në xhami ndonjë hoxhë ose ndonjë grua që do të dilte nga shtëpia e veshur me rroba pa formë, si thes. Më tej do ta mbyllte derën me kujdes pasi të dilte, do të ngrinte shallin e zi si vello, për të lënë të zbuluar vetëm një sy dhe do të ecte drejt burimit si një fantazmë në mes të dritës së diellit.
Çdo shtëpi kishte njërën anë me mur kallkan dhe nuk shihte shtëpinë e fqinjit. Në këto të ashtuquajtura shtëpi - ato nuk qenë aspak më të mira se kasollet - gratë jetonin një jetë shumë primitive të një kohe të shkuar, kur në të njëjtën kohë kishte edhe hareme edhe dashnore të ruajtura me eunukë edhe pashallarë të pasur me pallate luksoze.
Edhe Zybideja ishte mbyllur brenda si gjithë të tjerat. Megjithëse ende tridhjetë vjeçe kur Mustafai kishte lindur, ajo ishte mbuluar qëkur ishte shtatë vjeçe. Ajo rrallë dilte jashtë, por edhe atëherë kur dilte, ishte vetëm e shoqëruar. Përveç se me familjarët dhe me disa gra në mëhallë nuk fliste pothuaj me asnjeri. Ishte pa shkollë, s’dinte të shkruante e s’dinte të lexonte dhe ishte krejt e paditur nga gjithçka jashtë botës së saj.
Megjithatë, ajo e sundonte familjen. Dinte si të ishte dominuese dhe kur zemërohej kishte një temperament të ashpër. Ishte një racë e fortë fshatare.
Babai i saj kishte qenë një bujk i ardhur nga malet e Jugut të Shqipërisë dhe nëna maqedonase. Shtatlartë dhe me trup të mirë, me sy bojë qielli dhe bionde e shpëlarë, kishte vitalitetin e një gruaje të shëndetshme. Jetonte pranë tokës pjellore në të cilën kishte lindur dhe kështu kishte cilësitë e një fshatareje. Ishte thellësisht besimtare, patriote dhe konservatore. Kishte një mendje dhe gjykim të mprehtë për realitetet primitive të jetës.
Si të gjitha gratë turke, e tërë jeta e saj ishte e përqendruar tek burri-djali. Një djalë tjetër, i kishte vdekur që në lindje dhe kishte edhe një vajzë, me emrin Makbule. E kishte llastuar shumë Mustafanë, por ai nuk ia kthente përkëdheljet. Ai ishte një djalë i heshtur, i mbyllur në vetvete, i dobët kockë e lëkurë, me sy blu të çelët dhe flokë të zbërdhulëta. Rrallë tregonte ndonjë dhembshuri, i pranonte përkëdheljet e nënës si të zakonshme, por nuk i bindej urdhrave të saj. Ai ishte shumë i pavarur dhe rrallë bënte shokë, por luante rëndë vetëm me veten. Ali Riza e la punën te Borxhi Osman dhe filloi tregtinë e drurit. Ai donte që Mustafai të bëhej tregtar. Zybideja donte ta bënte hoxhë. E dërguan në një medrese për të mësuar ato gjërat e para elementare, ku edhe interpretohej Kurani dhe pastaj në shkollën e një Shemsi efendiu, ku ai pati rezultate të mira.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase