B21933
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Londër, viti 1926: gruaja shtatzënë e Henri Tuistit largohet nga shtëpia për të takuar një mikeshë. Rrugës, tragjikisht përfshihet në një aksident që i sjell vdekjen e menjëhershme, megjithëse për mrekulli, fëmija i saj mbijeton.
Henri mbetet fillikat përveç foshnjës së vogël–një baba beqar në një botë ku të tillë baballarë janë shumë të rrallë. I terrorizuar nga një frikë paralizuese se dikush mund t’ia rrëmbejë atë, ai nxiton ta strehojë vogëlushen e porsalindur në shtëpi. I sfilitur nga faji dhe frika, përpiqet të qëndrojë larg syve kureshtarë të botës.
Por një mbrëmje, një njeri i pazakontë, hije, i drejtohet Henrit me emër. Burri thotë që ka humbur kujtesën, por e vetmja gjë që mban mend është se e quajnë Xhek. Henri e gjen veten të dyzuar mes frikës, por edhe mes një tërheqje të pazakontë ndaj Xhekut, dhe sa më shumë kohë kalojnë së bashku, aq më shumë Henri e ndien që ky burrë i sjell një lloj jehone të gruas së tij të vdekur. Mënyra si sillet, gjërat që ai thotë...
Kështu Henri pyet veten, mos është rikthyer gruaja e tij? A është Xheku thjesht pjellë e fantazisë së tij, pasojë e dëshpërimit? Apo mos ka rënë pre e një batakçiu të regjur? Kush e ka dërguar atë në të vërtetë?

Reviews
No reviews found