B21594
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Sot, themelimi i Shqipërisë, duket si një histori rastësish
dhe dilemash. Vetëm Lufta e Parë Botërore
i detyroi Fuqitë e Mëdha europiane që të sqaronin
kërkesën shqiptare për një shtet të pavarur. Në këtë
çast, nën presionin e fqinjëve të saj, Shqipëria do
të kishte rënë pothuajse viktimë. Megjithatë, për
shkak të mosmarrëveshjeve midis Fuqive të Mëdha,
ajo mundi të rezistonte. Austro-Hungaria dhe Rusia
konkurronin për hegjemoninë mbi Ballkan. Konfrontimi
i vjeshtës së vitit 1912, mund të sheshohej
nëpërmjet një shteti ekuilibrues, asnjanës në Adriatik.
Vetëm kështu Fuqitë e Mëdha europiane ia
dolën mbanë që të ruanin ekuilibrin mes tyre. Kushtet
e jashtme politike dhe kërkesa e Austrisë, realizuan
kështu ëndrrën e disa nacionalistëve të paktë
shqiptarë për një shtet më vete kombëtar. Fuqitë e
Mëdha i shfrytëzuan privilegjet e tyre të vendosura
në paktin e Berlinit, me qëllim që ta ngrinin shtetin
e ri ekuilibrues nga mbetjet e tokave europiane
të pushtuara prej Turqisë. Në Konferencën e Ambasadorëve
të Londrës, në verën e 1913-ës, ata morën
vendime të qarta mbi krijimin e Shqipërisë së ardhshme.
Me këto duhet të arrihej qëllimi politik i
themelimit të Shqipërisë si shtet kombëtar.

Reviews
No reviews found