Tharja E Kenetes Se Maliqit Dhe Ndertimi I Regjimit Komunist Ne Periferi Te Shqiperise

B23176
2.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 2000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ky studim shkëputet nga gjithë simbolizmi që e tkurr projektin e Maliqit në një thelb të caktuar që i përgjigjet nevojave të politikës dhe ligjërimeve hegjemone. Qytetërimi nis nga përpjekja e njeriut me natyrën. Në luftën për ta nënshtruar atë, njerëzit kanë organizuar forma të sofistikuara pushteti dhe hierarkish dhe kanë aplikuar teknologji qeverisjeje që i ka lejuar strukturave të shtetit të drejtojnë më efikasitet projektet infrastrukturore, dhe bashkë me to edhe shoqërinë. Ky proces vihet re edhe në Maliq. Këtu, komunistët zbatuan procesin paralel të shkatërrimit dhe ndërtimit. Teksa kërkonin të triumfonin mbi Natyrën, strukturat e PKSh-së luftuan edhe armiqtë e tyre. Komunistët shqiptarë, jo shumë ndryshe nga homologët e tyre në pjesën tjetër të Europës Lindore jetonin në një univers të mbushur me forca të errëta, të kudondodhura, gati për të rrënuar utopinë e ardhshme të profetizuar nga Marksi. Në këtë proces të mbushur me ekzekutime, ndëshkime, djersë dhe uri, pushtetarët e rinj shqiptarë krijuan hapësira për segmente të gjera shoqërore që deri atëherë kishin qenë të margjinalizuara. Ndërtimi i kapitalit njerëzor për modernizimin nënkuptonte perfeksionimin e teknologjive të qeverisjes dhe zgjerimin e bazës shoqërore të regjimit.
Megjithë specifikat lokale, në Maliq shohim të ndodhim dinamika historike të ngjashme me atë të vendeve të tjera socialiste: proceset sociologjike të ndërtimit të pushtetit janë po ashtu elemente të rëndësishme që e lidhin Maliqin me pjesën tjetër të botës komuniste. Maliqi del si një copëz historie, një detaj, një tempull në miniaturë e një universi më të madh të mbushur me mikrokozmose të cilat, ndryshe nga sa predikonin bizantinët, nuk janë replika të universales, por tregojnë pikërisht të kundërtën: se ndërtimi i komunizmit ka qenë polimorf dhe kompleks, aq sa kapërcen të gjitha esencializimet pozitive dhe negative që e rrëgjojnë historinë në këmishën e forcës së një thelbi të vetëm. Ndërkaq, në Maliq shohim se komunizmi nuk u ngrit vetëm në qendër, por edhe në periferi – ishte pikërisht ky themeli i tij.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase