Skice Historike Mbi Malin E Zi Sipas Traditave Gojore Shqiptare

B20571
850 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 850 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Vepra është shkruajtur në vitin 1872 në gjuhën frënge po në gjuhën shqipe vjen për herë të parë,
Libri i kushtohet historisë së Malit të Zi, por, siç dihet, fatet historike të popullsisë malazeze, për kohën, kanë qenë të ndërthurura me fatet e popullsisë shqiptare fqinje me të, sidomos, me popullsinë e qytetit të Shkodrës e të rrethinave të saj dhe të viseveve të tjera shqiptare që sot ndodhen brenda kufijve të Malit të Zi.
Madje në shumicën e ngjarjeve historike që trajtohen në të, marrin pjesë malazezët dhe shqiptarët. Prandaj besojmë se botimi i këtij libri është me interes për historinë e të dy vendeve gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në këtë botim Pashko Vasa u jep mjaft vend revoltave dhe kryengritjeve dhe popullsisë malazeze për pavarësi. Autori në librin e tij evidenton dhe shpjegon në mënyrë shteruese se shkaku i armiqësive dhe gjakderdhjeve të shumta midis shqiptarëve dhe malazezëve kanë ardhur edhe si rrezultat i çetave të malazezëve të cilët kryenin akte dhune dhe grabitje në tokat shqiptare.Një pjesë e konsiderueshme e këtyre ngjarjeve kanë qenë “bashkëkohëse” të Pashko Vasës çka e bëjnë atë të jetë përtej së vërtetës në pasqyrimin e ngjarjeve dhe mardhëniet midis shqiptarëve dhe malazezëve.
Në libër një vend të konsiderueshëm zë edhe pjesa e sundimtarëve të qytetit të Shkodrës dhe të rrethinave të saj, bushatlinjëve dhe pashallarëve të tjerë, karakteristikat e këtyre pashallarëve dhe mardhënieve të tyre, nga një anë me Portën e Lartë, dhe, nga ana tjetër, me malazezët.
Në libër Pashko Vasa evidenton se ka mjaft gjëra të përbashkëta në historinë e këtyre dy popujve në aspektin e përpjekjeve të tyre për të ruajtur pavarësinë dhe për të qeverrisur sipas traditave kanunore e zakoneve të tyre.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase