Skenderbeu : Ideja Dhe Ndertimi I Shtetit

B21311
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar. Skënderbeu dha sinjalin e kryengritjes shqiptare në vitin 1443, në kohën kur Huniadi i Hungarisë po u mbyllte osmanëve rrugën drejt Europës Qendrore, dhe Heroi shqiptar, i ndërgjegjshëm për rolin e jashtëzakonshëm gjeopolitik që fitonte Shqipëria, vendosi të ngrinte një digë të dytë në brigjet lindore të Adriatikut, që u mbyllte osmanëve rrugën drejt Italisë dhe Europës. Në këtë mënyrë, ai i jepte luftës për liri dhe për shtet të përqendruar të shqiptarëve, një dimension mbareuropian. Si asnjëherë, epopeja e lavdishme e Kastriotit dhe e popullit të tij u bë kryeshqetësimi i kancelarive europiane. Siç do të shprehej edhe Senati i Venedikut, “fundi i Shqipërisë do të thoshte fundi i Italisë dhe i mbarë botës së krishterë”. Për këtë mision të tij, si barrierë e Europës përkundrejt vërshimit osman, ishte më se i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu, i cili pikërisht për këtë arsye, i lejonte vetes, siç u shpreh vetë ai në një rast, “ta ngrinte fort zërin” përpara përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të kohës, që, ndryshe nga ai, u vidheshin detyrimeve të luftës së përbashkët.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase