Shqiptaret The Skyptars

B04699
600 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 600 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

"The shkypetars", ky është titulli që mban libri i tij, për vendin e shqiponjave. Aty ai shkruan se, "Shqipëria zë pozitën gjeografike më të mirë në Europë dhe është çelësi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje". Më tej shprehet se, "në kohët parahistorike, para se rapsodët homerikë t'u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull me emrin Pellazg. Atyre ua atribuon Herodoti historinë që parapriu qytetërimin grek. Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme". Sipas tij, vetëm në kohë të vona u mor vesh se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. "Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta ilirë që jetojnë ende në Shqipëri si toskë, shkuan edhe në Itali ku njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë. Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj", - shkruante Williams. Sipas tij, etimologjia e emrave të perëndive greke është e qartë në gjuhën shqipe. "Kur bota diturore të ketë mësuar shqip dhe të ketë nxjerrë nga toka reliket e saj, atëherë do të rishihen njohuritë homerike", - mendonte ai. Sa i takon popullit, ai thotë se nuk gjenden në asnjë vend gra më të virtytshme se në Shqipëri, e shton se gjaku i shqiptarëve është gjak burrërie. "Shqipëria i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Kur Europa e gjakosur, brengosur, e shkatërruar, e falimentuar dhe e sakatuar të shkelë çalë-çalë drejt qytetërimit të ri, e mësofshin vuajtjet e veta të ketë mëshirë për kombin e vogël të malësorëve, thirret e agonisë dhe të vdekjes së të cilit e kanë zbavitur atë në ditët kur asnjanësia e armatosur ka qenë pulpa e saj e mbuluar me bronz". Sipas Willimas, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. "Nuk është për t'u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t'i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme".

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase