Mbreti Zog Dhe Familja Mbreterore Ne Shtypin Francez Te Kohes

B22616
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ndikimi i Ahmet Zogut, Geraldina Apponyi-t dhe fami-ljes mbretërore shqiptare në shtypin francez të kohës ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga vitet 1920-1950 ose nga viti 1923 deri në 1952 janë botuar me qindra shkrime, shpeshherë në faqet e para të gazetave më të fuqishme, si Le Figaro, Le Temps, Paris-soir, Excelsior, Paris-Midi etj. Shumica prej tyre i përkasin periudhës së shpalljes së mbretërisë (1928), fejesës dhe martesës (1938) dhe largimit të detyruar nga Shqipëria (1939) nëpër shtete si: Greqia, Turqia, Rumania, Polonia, Estonia, Suedia, Norvegjia, Belgjika, Franca, Anglia dhe Egjipti.
Sigurisht Ahmet Zogu ka qenë në qendër të vëmendjes, si arsye e angazhimeve të tij kombëtare si kryeministër, president i republikës dhe mbret i shqiptarëve. Përtej artikujve të shumtë që i janë dedikuar, ai ka dhënë gjithashtu disa intervista brenda dhe jashtë Shqipërisë për gazetarë, romancierë e politikanë të huaj perëndimorë.
Por edhe Geraldina, fillimisht si konteshë dhe më pas si mbretëreshë, ka tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj. E bukur, e buzëqeshur dhe e qetë, ajo është shprehur gjithmonë me maturi para gazetarëve, madje dhe në momentet më të vështira të ekzistencës së saj.
Motrat e Zogut, gjithashtu, kanë ngjallë kureshtje në mjediset perëndimore, sidomos Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja, të njohura ndryshe si amazonat shqiptare. Udhëtimet e tyre në Amerikë dhe në Francë janë ndjekur hap pas hapi.
Pra, kjo është vetëm një rezyme e koncentruar, si një “espresso à l’italienne”, e mbi 100 shkrimeve të përmbledhura në shtypin e shkruar francez të kohës, ku secili mbart faqen, datën, ditën, vitin e botimit dhe emrin e gazetës.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase