Vendi Ku Nuk Vdiset Kurre

B21271
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ornela Vorpsi është fotografe dhe piktore. Në 1991 u vendos në Milano për te studiuar Arte të Bukura. I mbaroi studimet në Paris, ku jeton edhe tani. “Vendi ku nuk vdiset kurrë”, libri i saj i parë është përkthyer në 18 gjuhë. Së shpejti në shqip edhe “Dorën që kafshon, puthe” dhe “Pini kafe Van Houten”
“Në vendin ku nuk vdiset kurrë”, ku trupi rëndon si plumb, gratë vdesin pas abortesh klandestine apo dashurish fatkeqe, kurse burrat përfundojnë në burg kur guxojnë të thonë se në treg nuk gjenden më patate. E pra në një botë tërësisht maskiliste, vajzat rriten të fuqishme, të pashkatërrueshme, mes kultit te nënës Parti dhe virgjërisë, të rrethuara nga mama, gjyshe, halla, teze e profesoresha që janë sa të rrepta po aq dhe të dashura, gardiane të një matriarkati shtëpiak.
Jemi në Shqipëri, tokë e pluhurosur e e baltosur, në kohën e diktaturës, por peizazhi i Ornela Vorpsit është një territor letrar i shkëlqyer: ekzemplar, metaforik, universal. Me një gjuhë të ngjashme me një bisturi, me një italishte të adoptuar siç adoptohet një shpresë, Ornela na rrëfen anti-edukimin sentimental të të gjitha grave të gjendura në mes të dhunës dhe vetmisë, historitë e tyre të kurvërive dhe turpit, proverbash dhe kuzhinash të gjysëmdheshme.
“Sa të verteta ka brenda letërsisë, pra brenda ekzistencës së Ornela Vorpsit.” Valeria Parrella
Sëmundja ishte çdo herë një periudhë gëzimi, të bërtiturat reshtnin, nuk isha më e detyruar të fërgoja patate pas shkolle, mund të flija sa të doja, nuk kish pse pastroja orizin kokërr më kokërr, nuk kish dru për të prerë dhe, çuditërisht, nuk isha më kurvë. Kjo zgjaste deri sa shërohesha, deri ditën e mallkuar që shërohesha, pas së cilës rifillonin fyerjet, unë kthehesha prapë kurvë dhe reçeli im shkonte për vizitë tek të sëmurë të tjerë si çmim inkurajues: reçelin e han o me një këmbë në varr o hiç.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase