Nje Histori E Shkurter E Durresit

B23555
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Arsyeja e shkrimit të këtij librí lidhet me nevojën për të pasur një qasje më të madhe ndaj lexuesit të giere joarkeolog. Për vite me radhe artikujt dhe librat e botuar kanë pasur si qëllim trajtimin profesional të nje vargu aspektesh te ndryshme të arkeologiisë së Durrësit gjate periudhave kohore nga antikiteti deri në mesjetë. Ndërsa një qasje e tille ka ofruar mjaftueshëm material për të kuptuar tematika të ndryshme të së shkuarës, kéto studime rralléherë ka qenë e mundur të shpërndahen te lexuesit joprofesionistë. Prandaj edhe e vleresova të nevojshme paraqitjen e një përmbledhjeje historike të Durrësit në formë të thjeshtuar.
Shkrimi i këtij libri është bazuar te thjeshtësimi i paraqitjes së historisë, i mënyrës së të shkruarit të saj, në koncepte dhe në sasinë e faqeve të kapitujve. Në këtë formë, duke shmangur citimet standarde që përdoren zakonisht në artikujt profesionale, por duke ruajtur stilin e shkrimit, jam përpjekur të paraqes një tekst sa më të thjeshtë. Për ata që kanë interes të shkojnë përtej këtij niveli paraqitjeje, në fund të librit është dhënë një përmbledhje bibliografike me studimet kryesore të përdorura. Pasazhet e përdorura nga autorët antikë janë marrë nga Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2002.
Nëpërmjet këtyre tipareve të shkrimit synohet që libri që keni në dorë, të bëhet sa më i kapshëm për masën e lexuesve që nuk duan detaje profesionale. Per më tepër, në të janë shtuar mendime dhe ide të reja shpjeguese, por duke qëndruar gjithmonë brenda kuadrit profesional. Në të gjitha rastet jam përpjekur të shmang abuzimin në emër të thjeshtësisë së tekstit apo në emër të dëshirës për të pasur një histori sa më legjendare të Durrësit. Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase