Leximet E Pafundme Te Kadarese

B23037
800 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 800 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Konceptuar në 7 kapituj, punimi i studiuesit Hoxha ndalet tek temat më identifikuese të universit Kadarean, të cilat shërbejnë si harta njohëse të botës njerëzore në tërësi dhe të shqiptarit si entitet kulturor, në veçanti. Vëtë studiuesi pohon se teksti Kadarean është një mundësi e individit për t'u vënë në kontakt me pandjeshmërinë e tij, për të ndërvepruar me kaosin e gjithë njerëzimit, pamundësisë dhe asgjësë universale...
E bukura e autorëve të mëdhenj qëndron tek dinamika e pakohësisë. Kadareja ka shkruar në një kohë duke dashur të jetë i asaj kohe, por duke i shpëtuar përkufizimit të saj. Ndaj, tematikat ose personazhet që do gjejmë tek ai, sot e nesër, do t'i flasin përjetësisë, sepse drama e Tokës është kaosi ku përballet Universi dhe individi. Siç do të thoshte Stefan Crane, i pari nuk ndjen asnjë obligim ndaj të dytit, ndërsa i dyti gënjen veten se është krijuar për të qëndruar, duke harruar se i vetmi fat i tij është të jetuarit midis skajeve të të parit.
Dr. Irena Myzeqari
K y tekst përpiqet që, në spontanitetin e shënjimeve të teksteve Kadareane, të kapë kumtin e tyre. Kjo e bën studim apo lexim, këtë punim? Mungesa e një argumentimi klasik, një metode klasike, një vargu të pafundmë të citimeve, në këtë studim/lexim është ikja prej skematizimit të veprës Kadareane, etablimit të saj si të përmbyllur apo edhe të përkufizuar. Me qëllim, ky lexim/studim përdor esenë, shkrirjen e teorisë dhe interpretimit, spontanitetin e metodës së rastit në përzgjedhje dhe lexim, si dhe shumë metoda të tjera, për të krijuar një efekt dhe një shenjim të pafundmë, apo të pafundësisë së leximit të veprës së Kadaresë.
Ky lexim/studim është autonom dhe i pavarur nga skematizimet e klasikes së studimit. Është refuzim estetik për të arsyetuar mbi bazën e një formule apo për të përsëritur atë që thuhet, këtu, mbi veprën e Kadaresë. Është rebelim ndaj përkufizimit të veprës së artit dhe refuzim i përkufizimit të shenjueshmërisë së pafundme të artit.
Andaj, ky tekst mbi pafundësinë e veprës së Kadaresë, është pikësëpari ese, "shkrirje" e tërë mënyrave të leximit dhe pasionit në lexim, si kumt dhe si arritje tej, edhe në tjetrin. Si çmuarje dhe thellim në të pavërejturën e studimit skematik të veprës së Kadaresë.
Autori

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase