Kohe E Djegur

B17934
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

I shfaqur papritur në letërsinë shqipe pas disa botimeve sporadike në shtypin e kohës në vitet ’80, ai vjen pas një periudhe reflektimi rreth 30­ vjeçare, duke zbrazur materialin e grumbulluar brenda tij. Kohë e djegur është një kohë që nuk ka mundur të jetohet kur duhej, është si një kohë e mbetur pezull,si një jetë paralele që s’ka vend ku të vendoset, që është e pamundur të realizohet, por është një ëndërr nga e cila nuk duam të heqim dorë. “Sidoqoftë, ata të dy kishin kohën e tyre, unë isha si pa kohë. Si me kohë të djegur. Siç kisha qenë thuajse gjithmonë në jetën time. Kohë të ngecur në ca çaste kulmore vërtet, por që ktheheshin shumë shpejt në kujtime.”
E mbushur me ngjyra dhe bestytni fshatare, vepra gjallon në dy vende e kohëra që përfaqësojnë dy kahe të ndryshme: periudhën diktatoriale që sundohej nga përbashkësia dhe miti i individit dhe ajo postdiktatoriale që përveç rrëmujës, zbrazjes së fshatrave, derdhjes masive të shqiptarëve përtej kufirit, solli edhe shumë “liri” që u keqtrajtua nga shqiptarët.
Problemi i fatit të njeriut të ndëshkuar nga diktatura, trajtohet nga një këndvështrim tjetër. Heroi e humbet rrugën në çastin e fillimit të persekutimit dhe çorientohet duke mos e gjetur më atë. Gjërat e mbetura në mes e djegin bashkë me dinjitetin e humbur. Ai fillon të ndihet i huaj, i krijohet një boshllëk që nuk e mbush dot asgjë. Me ndryshimin e kushteve jetësore dhe mbarimin e përndjekjes, ai mund ta rifilloj jetën, por kjo nuk është më e mundur.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase