B21688
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar
Description
Në këtë libër Velaj përshkruan personazhet dhe ngjall kërshërinë e lexuesit, duke shenjuar realisht një letërsi të re, e cila hap portën e universit të letërsisë së sotme shqipe.
Më këtë roman Velaj ka krijuar një ngjarje të re artistike dhe historike: një trilogji autobiografike e cila është e vështirë të ndahet nga imagjinata mbasi, mjeshtëria e rrëfimit të autorit, kap majat e saj.
Në roman shfaqet nëna, kjo qenie që edhe pse enigmat e saj thuajse janë si erërat që fryjnë e ndalojnë sa herë flasim e mendojmë për të, autori, na e paraqit jo vetëm në funksionin e dhembshurisë, por edhe si një bashkëbiseduese gjatë rrugëtimit të tij për në Itaka.
Gjatë gjithë rrëfimit letrar në roman, ai, nëpërmjet monologut për jetën, e përdor atë për të paralajmëruar ngjarje e fenomene që do të vijnë së shpejti në të ardhmen e tij që e përjeton si të tashmen.
Falë aftësive të larta krijuese, Velaj rrëfen si komunikon me malet, me gjethet e parkut, me ketrat brenda tij, zogjtë që fluturojnë si dhe ata pa krahë që qëndrojnë brenda veshëve të tij, me blunë e detin e shkëmbinjtë, me tubetat e ngjyrave dhe penelat kur pikturon si dhe me notat e simfonive të Beethoven-it.
Trajtimi i vërtetë artistik nëpërmjet ngjarjeve të jetuara dhe atyre imagjinare karakterizojnë personazhet e romanit plotësuar me mjete pulsive gjuhësore dhe figura letrare.

Reviews
No reviews found