Folklori Kujtese E Praktike

B23769
1.200 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1200 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Ky botim studimor i dr. Arbnora Dushi, dëshmon vazhdimësinë e interesimit të shumanshëm të studiueses, si në zgjerimin e përkufizimit të folklorit, mbi të cilën lëndë ndërtohen studimet folkloristike bashkë kohore, po aq edhe në trajtimin e temave heterogjene, si ajo e historisë gojore dhe kujtesës personale e ndërbrezrore, mbështetur si në rrafshin teorik, ashtu edhe praktik. Nga zbërthimi i vlerave jo vetëm tradicionale, por edhe aktuale të folklorit shqiptar, me një qasje multidisiplinare dhe përkushtim serioz e shkrim të rrjedhshëm, autorja me botimin e këtij studimi, kontribuon në ngritjen e folkloristikës shqiptare në rang me studimet botërore në këtë disiplinë.
Prof.dr. Leontina Gega Musa
E orientuar jashtëzakonisht mirë dhe në rrjedhë të pandarë me çdo zhvillim të studimeve bashkëkohore për folklorin, studiuesja Arbnora Dushi dëshmon edhe një herë se shkenca shqiptare ka kapacitetin dhe cilësinë të renditet denjësisht me shkencën botërore bashkëkohore, madje të jetë mjaft e suksesshme në mbledhjen dhe interpretimin e materialit të vjetër, po aq sa edhe të atij që prodhohet e ndodh në bashkëkohësi. Nga kjo pikëpamje, kjo monografi shënon një moment mjaft fatlum në raportin tonë me botën, pas gjithë asaj kohe të gjatë izolimi, qoftë për rrethana objektive, qoftë për rrethana subjektive.
Monografia e fundit e Arbnora Dushit shërben edhe si një referencë shumë e pasur dhe e qartë për shumë studiues të tjerë në hapësirën shqiptare, pavërësisht stadeve që ata kanë në karrierat e tyre.
Dr. Olimbi Velaj

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase