Cikli I Kreshnikeve

B21133
350 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 350 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Në këtë botim në prozë artistike të 15 rapsodive thelbësore të Ciklit të kreshnikëve, vërehen elementët antropologjikë të eposit shqiptar, të përshkuar nga qytetërimet e periudhave të ndryshme socio-politike. Libri i përshtatur për sistemin shkollor si lexim integral apo didaktik, shërben për njohjen e etikës mesjetare, të kodit të nderit dhe të shpirtit të aventurës që përcillen nga personazhet legjendare të Mujit dhe Halilit në bjeshkët e Jutbinës historike-mitike.
Etosi i heronjve të Ciklit të kreshnikëve është ai i kohës kalorsiake, por në përshkrimet e zgjidhjet e situatave sundon Kodi i Lek Dukagjinit.
Etosi si kod i sjelljes sociale shfaqet nga: nocionet e besës, rituali i vllamërisë (të cilën sociologu Emil Durkheim e cilëson gabimisht si sllav), djegia e pronës të dhunuesit, gjakmarrja, mosmarrja së rryshfetit për vrasjen e keqbërësve, statusi i veçantë i vëllait të vogël, rrëmbimi i grave dhe paprekshmëria e tyre, kulti i oxhakut, kulti i pacënueshmërisë së kufomave dhe varreve, i jetës pas vdekjes, shenja e kordeles në kyçe për çiftin e dashuruar, kremtimet me krushq dhe dasmorë, deri te ritet e gjamës së mortit.
Disa dallime nga Kodi i Lek Dukagjinit vrehen në ritualet e vdekjes përgjithësisht pagane, ku:
1) kisha nuk e luan funksionin e parashikuar nga Kodi i Lekës, si në shembullin e ritit të varrimit të Omerit të Mujit, ku sipër varrit vendoset një shkëmb vigan,
2) futja e elementëve zakonorë përmes orientalizmave e turqizmave si përshëndetjet: Selam, Hair; objektet: saraje, tagan, mejdan, kapinxhi etj.
3) funksione politike: Agë, Derbeder, Beg, Harambash dhe disa praktika të dhunimit të kishave si në rastin e Omerit në rapsodinë Vdekja e Omerit, i cili hyn me armë në kishën e Kotorrit dhe bën plojë.
4) devijime të tjera nga Kodi i Lek Dukagjinit, shfaqen edhe në rastin e dhunës ndaj gumanëve të zinj, besimtarë të krishterë e murgj, të cilëve Krajli do t’u jepte vajzën për nuse.
5) marrëdhëniet paramartesore, si tek rapsodia “Martesa e Halililit”, ku Halili dhe Tanusha mbyllen një javë në kullën në bregdet, tradhëtia bashkëshortore e gruas së Mujit me Krajlin etj.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase