Anjeza Nuk U Zgjua

B21236
1.000 Lekë
(Including tax)
In stock
Price in points: 1000 points
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

E kishte gjetur prapë buzën e dalit të njomur tashmë nga goja e saj, e kishte puthur lehtë dhe ngadalë, e kishte mbajtur gjatë, e kishte lëshuar, e kishte puthur përsëri, më gjatë, më gjatë dhe buzët e Davidit kishin bërë të njëjtën gjë, si në një imitim, me buzën e saj të poshtme; kishin shkëmbyer ëmbëlsi, por edhe dije në atë pleksje plot pasion të buzëve, frymës, gjuhëve, lëngjeve të ëmbla të gojëve: dijen se ishin më të afërt sesa e kishin ditur deri në atë çast, shumë më të afërt, shuuumë më të afërt. Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme. Nuk do të ishin ndalur po të mos u duhej të verifikonin çfarë ishte një ngjarje plotësuese apo konkurruese që po zhvillohej në pjesën e poshtme të trupave të tyre, të trupit të tij më shumë, por edhe të trupit të saj, një vibrim, një rrahje e verbër, një vlim, një zgjim mishrash e damarësh që sikur ngriheshin nga hiçi për të marrë komandën e ngjarjes. Ajo ishte shkëputur prej tij, e ndërgjegjësuar për ereksionin e Davidit, por atij nuk duhej t’i vinte turp, ajo nuk ishte aq naive sa t’ia merrte për keq. Jo, ajo nuk ia merrte fare për keq dhe shpresonte që edhe ai të mos ia merrte për keq që ishte shkëputur

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase