Dyshek Tek Nouve Blanc Supportive 19 cm - 190x90 cm

NBC-200000000.3
4.999 Lekë
9.999 Lekë
(Përfshirë taksat) Ju kurseni: 5.000 Lekë
Çmimi në pikë: 4999 pikë
SuperMart Albania
14 dite kthimi
Dorëzim i shpejtë dhe me cilësi të lartë
Sigurimi i cilësisë dhe shërbimit

Dysheku Nouve Blanc Supportive 19 cm është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një përvojë gjumi të jashtëzakonshme, ku mbështetja dhe rehatia ndërthuren me dizajnin minimalist.

Dysheku NB Supportive ofron mbështetje ortopedike të shkëlqyer, duke u përshtatur në mënyrë perfekte me linjat e trupit. Përveç kësaj, ai është antibakterial dhe antialergjik, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për gjumin tuaj. Me teknologjinë që rregullon temperaturën dhe mundëson një qarkullim të shkëlqyer ajri, ky dyshek garanton një gjumë të freskët dhe të rehatshëm çdo natë, duke mbajtur trupin në një temperaturë optimale.

Struktura e Dyshekut NB Supportive:

  • Lartësia e Dyshekut: 19 cm – Siguron mbështetje të qëndrueshme dhe komoditet gjatë gjithë natës, duke u përshtatur me nevojat tuaja për një gjumë të qetë.
  • Përbërja e Sipërme: 4 cm shpuzë – Ofron një sipërfaqe të rehatshme dhe mbështetëse, duke mundësuar një gjumë të thellë dhe pa ndërprerje.
  • Sistemi i Mbështetjes: Susta klasike Bonelli – Kjo bazë ofron mbështetje të fortë, duke e mbajtur dyshekun në formë për një periudhë të gjatë kohore.
  • Mbështetje Anësore: Shpuza mbështetëse siguron stabilitet dhe strukturë të fortë, duke parandaluar lëvizjen e panevojshme dhe ruan formën ideale të dyshekut.
  • Dimensionet: 90x190x19 cm

Udhëzime për Mirëmbajtje:

Për të siguruar që Dysheku Nouve Blanc Supportive 19 cm të mbajë performancën e tij të shkëlqyer dhe të ruajë jetëgjatësinë, është e rëndësishme të ndiqni disa këshilla të thjeshta për mirëmbajtje:

  • Dysheku juaj vjen i paketuar në vakuum, i mbështjellë hermetikisht me përdorimin e teknologjisë më moderne. Ky paketim është jashtëzakonisht higjenik, pasi ruan pastërtinë e plotë dhe freskinë.
  • Dysheku i vakumuar nuk duhet të qëndrojë gjatë për ruajtje në ambientet shtëpiake.
  • Pas hapjes, dysheku NB Supportive merr formën brenda 10 – 20 minutash. Dysheku nuk duhet përdorur menjëherë, por duhet të qëndrojë i shtrirë në sipërfaqe/kornizë në formë të drejtë për së paku 12 orë.
  • Shmangni përdorimin e kimikateve të forta: Mos përdorni detergjentë të fortë ose pastrues kimikë, pasi këto mund të dëmtojnë materialet e dyshekut dhe mund të shkaktojnë alergji.
  • Ajrosja e rregullt: Vendosni dyshekun në një dhomë të ventiluar dhe lërini ta ajrosni për disa orë për të parandaluar grumbullimin e lagështirës dhe aromave të padëshiruara. Sigurohuni që të mos e lini në diell të drejtpërdrejtë për periudha të gjata, pasi rrezet e forta të diellit mund ta dëmtojnë materialin.
  • Sugjerojmë përdorimin e protektorit të shtratit: Përdorni mbulesa mbrojtëse për të mbajtur dyshekun të pastër dhe për të parandaluar mbledhjen e pluhurit dhe njollave.

Avantazhet e Dyshekut Nouve Blanc Supportive 19 cm:

  • Mbështetje e shkëlqyer: Sistemi i sustave klasike Bonelli mundëson qëndrimin e duhur të trupit gjatë gjumit, duke ulur mundësinë e dhimbjeve të shpinës.
  • Rehati optimale: Me një sipërfaqe 4 cm shpuzë, dysheku siguron një ndjenjë të butë dhe të rehatshme për një gjumë të qetë.
  • Qëndrueshmëri e lartë: Materialet e cilësisë së lartë dhe konstruksioni i fortë sigurojnë që dysheku të jetë i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për përdorim afatgjatë, pa humbur cilësinë e mbështetjes.
Dimension
190x90 cm
Lloji
Tek

Nuk u gjet asnjë koment

Klientët që panë këtë produkt panë edhe
Produkte nga kategori të ngjashme
 
IUTE
Pjesë e Iute Group – Besueshmëri dhe Siguri e Shtuar